Shqiptarët e Luginës të gatshëm për integrim në institucionet e Serbisë, shteti s'i do
Kryetari i Komunës së Bujanocit dhe Partisë Demokratike, Nagip Arifi, ka deklaruar për agjencinë Fonet se shqiptarët janë të gatshëm për integrim në institucione të shtetit.Por Arifi ka vlerësuar se ky proces po shkon "shumë ngadalë dhe që fare nuk ka përparim në këtë drejtim".
"Vitin e kaluar liderët politikë të shqiptarëve e kanë aprovuar vendimin e përbashkët të cilin e ka pranuar edhe Qeveria e Serbisë. Kemi pasur takime dhe me kryeministrin e atëhershëm Ivica Daçiq dhe me kryeministrin e tanishëm Aleksandar Vuçiq, dhe kjo bisedë është ndërprerë në shtator", e rikujton Arifi, transmeton Koha.
"Shqiptarët janë të gatshëm për integrim", ka theksuar Aifi, i cili konsideron që Qeveria e Serbisë, "fatkeqësisht, nuk është e gatshme që trajton edhe shqiptarët si shtetas të Serbisë". /Titulli.com/