Kujdes, fishekzjarret të rrezikshme (Foto)
Lokale

Kujdes, fishekzjarret të rrezikshme (Foto)

25.Dec.2014 11:10
0
Nxënësit e shkollës së mesme teknike "Presheva", profili i mjekësisë ka në ndërmarrë aksion për vetëdijesimin e rinisë dhe popullatës në përgjithësi, rreth pasojave që ka përdorimi i mjeteve piroteknike.

Nxënësit mantel-bardhë, aksionin “Kujdes fishekzjarret”, me shpërndarjen e materialit informues (posterave, broshurave), e bënë të mërkurën në oborrin e shkollës së mesme teknike “Presheva” dhe gjimnazin “Skënderbeu”.

Përmes këtij aksioni nxënësit maturantë njoftuan rreth rrezikut që sjell përdorimi i mjeteve piroteknike.

“Disa prej problemeve shëndetësore që shkaktohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike janë: lëndimet si dhe gjymtimi trupor, problemet kardiovaskulare, dëmtim i dëgjimit, humbja e shikimit, shkaktim i frikës, stresit, ndikime psiko-sociale dhe të ngjashme. Mjetet piroteknike janë mjete të rrezikshme të cilat në shumë raste mund të ndikojnë në krijimin e një ambienti jo të sigurt në vendin ku ato përdoren”, njoftonin maturantët, transmeton Titulli.                       

Mëtej theksohet se me përdorimin e këtyre  mjeteve gjatë festave të fund vitit, në rrethana të ndryshme janë shkaktuar pasoja shëndetësore dhe psikologjike të cilat kanë ndikuar në krijimin e një ambienti mjaftë kaotik.

Aksioni “Kujdes fishekzjarrëve” është organizuar nga shkolla e mesme teknike “Presheva” si dhe Zyra për të Rinj nga Presheva. /Titulli.com/

Shqiptarët e Luginës të gatshëm për integrim në institucionet e Serbisë, shteti s'i do
QSA do të hap "Qendrën për edukim dhe arsimim" (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration