Shqiptarët dhe boshnjakët e Serbisë do të kërkojnë mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese
Lokale

Shqiptarët dhe boshnjakët e Serbisë do të kërkojnë mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese

20.Jul.2018 08:37
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak pas një takimi në Bujanoc nënshkruan një deklaratë përfundimtare për të marrë qëndrime të përbashkëta në lidhje me ndryshimet në kuadrin ligjor për pakicat kombëtare në Serbi.

Deklarata u nënshkrua nga kryetarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak, Shukri Ymeri dhe Sulejman Ugljanin.

Në dokument thuhet se “Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNV) i jep mbështetje të plotë deklaratës politike dhe kërkesave të këshillit të deputetëve shqiptarë të Luginës së Preshevës nga 14 korriku i vitit 2018”.

Siç konfirmohet nga BNV, gjatë takimit të zyrtarëve të organeve përfaqësuese të shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi është arritur përfundimi që në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Serbisë të ngritet procedurë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së amandamentit të ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare, për shkak të, siç thuhet, pakësimit të të drejtave të fituara më parë i pakicave kombëtare, si dhe për shkak të shkeljes së procedurave dhe formave të përcaktuara me ligjin për asamblenë kombëtare dhe rregullat metodologjike për hartimin e rregulloreve, ku në vend të miratimit të tekstit të ri janë bërë amandamente.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak do të ngrejnë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Serbisë procedurë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e shfuqizimit të neneve rreth këshillave kombëtarë të pakicave, gjë që përbën pengesë për ushtrimin e të drejtave të fituara për vetëqeverisjen e pakicave kombëtare”, thuhet në deklaratë.

Më 20 qershor të këtij viti, parlamenti serb miratoi ndryshime në ligjin për të drejtat e pakicave.

Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak më 30 prill në Novi Pazar nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për projekte dhe aktivitete të përbashkëta. /AA/

Amnesty International thirrje Serbisë: Mos i shit më armë Kamerunit
Sanxhaku mbështet shqiptarët e Luginës së Preshevës për reciprocitet me serbët e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration