Shqiptarë nga Lugina, pjesë të shërbimit sekret UDB! (video)
Zoran Stijoviç njëri prej njerëzve më të rëndësishëm në shërbimin sekret serb apo Jugosllavë të njohur si DB (Drzavna bezbednost – shërbimi sekret) ka ndjekur shumë ngjarje.
Ky shërbim mendohet që dikur ka qenë më i fuqishëm se të gjitha strukturat tjera, mirëpo ende dihet pak.
“Exclusive” në Top Channel sjellë informacione që deri më sot ishin pak të njohur për publikun, për infiltrimin e UDB-së në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në Lëvizjen Demokratike të Kosovës dhe organizata tjera përfshirë edhe në mesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Gjatë kësaj interviste me Zoran Stijoviç, shef i analitikës së UDB-së për Kosovën mësohet se pjesë e këtij shërbimi sekret ishin edhe shqiptarët e jugut të Serbisë.
“Kemi qenë pjesëmarrës në një takim sekret në Zajas të Kërçovës në Maqedoni ku udhëheqësitë e ngusht të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës kanë qenë të orientimit komunist-marksist dhe aty kanë marrë pjesë liderët e shqiptarëve nga të gjitha trevat: nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, komunat në Jug të Serbisë dhe ndër ta ka pas njerëz që kanë qenë në kontakt me shërbimin”, shprehet Stijoviç.
Në video materialin e publikuar më poshtë, i ndarë në dy pjesë, shefi i analitikes së UDB-së shpalosë informacione të cilat për pjesën dërmuese të publikut ndoshta dëgjohen për herë të parë./Titulli.com/