Preshevë: PDSH zyrtarisht deklarohet pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 26 tetorit
Partia Demokratike Shqiptare edhe zyrtarisht ka dal me qëndrimin e saj për pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshillin Kombëtarë Shqiptarë.Me 33 vota për, 3 kundër dhe 1 abstenim, Këshilli Qendror i PDSH-së, organi më i lartë për marrjen e vendimeve në mes të dy kuvendeve zgjedhore, i ka dhënë mbështetje propozim vendimit të kryesisë së PDSH-së për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Ky vendim ka ardhur pasi që për 10 ditë e gjithë kryesia e PDSH-së ka mbajtur takime nëpër çdo nëndegë të komunës së Preshevës duke sqaruar se pse ata kanë pruar një propozim vendim që ka shtyrë këtë subjekt të propozoj në favor të zgjedhjeve në KKSH por së pari të kërkohet vullneti i bazës së partisë, raporton Titulli.
Kryetari PDSH-së Ragmi Mustafa ka thënë se nëpër të gjitha nëndegët kanë qenë pjesëmarrës 386 anëtarë të këtij subjekti politik.
“Çdo nëndegë nëpërmjet votimit është deklaruar për pjesëmarrje. 331 anëtarë janë deklaruar në favor të pjesëmarrjes, 7 kanë qenë kundër dhe 31 anëtarë kanë abstenuar”, tha Mustafa.
Sipas kryetarit Mustafa, ndikim më të madh që PDSH të merë pjesë në zgjedhjet e Këshillave Kombëtare më 26 Tetor, ka qenë puna e deri tanishme e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë.
Deri më tash qëndrim zyrtar pro pjesëmarrjes në zgjedhjet për Këshillat Nacionale kanë shpreh vetëm PDSH-së dhe BDL, ndërsa në Preshevë pritet që edhe partitë tjera të dalin me qëndrimet e tyre zyrtare./Titulli.com/