Shqiptari nga Zvicra që ka investuar 1 milion euro në Bujanoc,  diaspora e anashkaluar (foto)
Lokale

Shqiptari nga Zvicra që ka investuar 1 milion euro në Bujanoc, diaspora e anashkaluar (foto)

11.Aug.2015 14:17
0
Kur flitet për zhvillimin ekonomik në komunën e Bujanocit, shpesh flitet edhe për mundësinë që këtu të investojë edhe diaspora, pasi që dihet se një numër i madh i banorëve të kësaj komune jetojnë në shtetet e Evropës Perëndimore.

Deri më tani ka pak raste të këtilla të kthimit të qytetarëve tonë dhe të investimit.

Njëri prej tyre është 41 vjeçari Naser Junuzi, nga Tërnoci, i cili për 24 vite ka jetuar në Zvicër, ku atje ka jetuar, punuar dhe aftësuar profesionalisht për rregullimin e veturave.

Ai para tre viteve është kthyer nga shteti helvetik me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij dhe jeton në Bujanoc.

Junuzi thotë se ka investuar një milion euro në ndërtimin e objektit banesor - “Swiss Center”, ndërsa së fundmi ka hapur edhe objektin tjetër automekanik dhe elektricist “Auto Swiss”, të cilin e udhëheq vetë.

“Jam i kënaqur me jetën këtu dhe deri tash gjithçka është në rregull. Sa i përket punës, në fillim ka qenë dëshpëruese, kemi pasur problem të madh edhe me gjetjen e punëtorëve, por tani është më mirë. Sa i përket klientëve ka interesim të lartë pasi njerëzit kanë fituar besimin tek unë, e unë duhet ta shfrytëzojë këtë”, thotë për Titullin, Naser Junuzi.

Junuzi shtoi se ka problem edhe me nxënësit, pasi siç thotë ai, të rinjtë nuk kanë absolutisht interesim për të mësuar këtë profesion.

Ndërsa, për punën thotë se i ofron klientëve edhe pjesë nga Gjermania e Zvicra, por edhe pjesë që i siguron këtu, varet sa dëshirojnë të paguajnë.

Punëtoria e tij “Swiss Auto” këtë verë gjithmonë ishte e mbushur me automjete luksoze të mërgimtarëve tanë, në veçanti me makina të prodhimit gjerman.

“Ky është muaji i bereqetit, vijnë mërgimtarët dhe nuk pyesin shumë për çmime. Kam klientë që i kam pasur edhe në Zvicër”, thotë Junuzi.

Sa i përket investimeve të tij dhe mundësive që ofrohen këtu, ai porosit mërgimtarët që dëshirojnë të investojnë në vendlindje se ka shumë mundësi dhe ja vlen të investohet.

“Unë mendoj se këtu ka shumë mundësi të mëdha, dhe ja vlen. Ka shumë fusha ku mund të investohet, varet vetëm nga vullneti, aftësitë dhe profesioni i tyre. Këtu levërdia është më e vogël, por edhe jeta është më e lirë. Unë me familjen time jemi të kënaqur me kthimin dhe nuk jemi penduar”, thotë porosinë për mërgimtarët Naser Junuzi.

Sipas tij, ekziston edhe një problem sa i përket komunikimit me diasporën.

“Mungon komunikimi i mirëfilltë ndërmjet shqiptarëve që jetojnë këtu dhe mërgimtarëve, duhet shkatërruar këto barriera dhe të investojmë edhe këtu, pasi kualitet ka, por vetëm nevojitet një bashkëpunim më i sinqertë”.

Në fund mund të shtojmë dhe të shpresojmë që raste si i Naser Junuzit të shpeshtohen, të investojnë diaspora në këtë rajon, që të kemi një zhvillim ekonomik dhe një jetë më të mirë të qytetarëve të komunës së Bujanocit dhe në përgjithësi në Luginës  të Preshevës./Titulli.com/

 

Artikulli është pjesë e promovimit të bizneseve në Bujanoc

 

Nehat Ramizi me vëllim të ri poetik
Vulin: Nuk ndërtohet qendra për emigrantë në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration