Nehat Ramizi me vëllim të ri poetik
Lokale

Nehat Ramizi me vëllim të ri poetik

11.Aug.2015 12:58
0
Poeti nga Tërrnoci i komunës së Bujanocit, Nehat Ramizi këto ditë botoi librin e tij të radhës me poezi të titulluar "Shkrije shpirtin në poezi" përgatitur për shtyp nga Shoqata e Shkrimtarëve "Feniks" , botuar nga Galaktika Poetike Atunis" Prishtinë 2015.

Poeti Ramizi në vazhdimësi paraqet risi në shkrimet e tij të çfarëdo zhanri qofshin ato.

Redaktorit i librit, shkrimtari Namik Selmani pohoi se nëse do t’i besonim Niçes se poezia është një akt sublim i një shpirti fisnik dhe Borgesit që e quan poezinë ujëvarë që zbret nga katarakteret e panjohura të pavetëdijes, do të hamendësonim se poezia është midis të vetëdijshmes dhe të pandërgjegjshmes, një akt përtej të zakonshmes dhe përtej çdo formulimi racional, shtoi ai.

 

“Në thelb, poezia është projeksion shpirtëror, një katarakt i brendshëm drite që ushqen lartësitë e mendimit të bukur. Nehat Ramizi, nga Tërnoci i Kosovës Lindore, përcjell një akt mjaft poetik të mirëfilltë, me poezi që i tejkalojnë caqet e etnisë dhe të një treve të caktuar, të një etnopsikike të caktuar”, theksoi Selmani.

Sipas tij ky libër që po i jepet lexuesit në dorë është një himn lirie për Kosovën, një himn i unit të lirë, i shpirtit të lirë dhe i një kohe që kërkon të gjejë në çdo pejëz ajri simbolikën e bashkimit dhe shenjtërimit.

Selamani shtoi se poezitë e kësaj përmbledhje janë një akt shenjtërimi i fjalës, në kuptimin e blatimit që poeti iu bën ndjesive të tij më të holla, më fine e mbresëlënëse.

Ndërsa recensenti i librit poeti Luan Maloku flet për vlerën e librit  duke thënë se libri me lirika patriotike “Shkrije shpirtin në poezi” është vëllim që ngjall tek lexuesi një untitet shpirtëror, e që lexuesin e shtyn ta lexoj dhe të kënaqet me prurjet e vergjeve të poetit Nehat Ramizi, dhe si të tilla të lexohen deri në fund pa shkëputje, ku çdo lexues gjenë diçka të veten brenda poezive, diçka që ia ndez shpirtin, me një metaforizëm posi notat muzikore që rradhiten nëpër këto vargje.

Maloku thotë se këto vargje të hyjnë thellë në shpirt, duke e trazuar apo e përplasur në emocione, emocione të veçanta në çdo poezi.

Nehat Ramizi ka në dorëshkrim edhe një Monmografi për Tërrnocin, i cili pret dritën e botimit. /Titulli.com/

 

Në festivalin "Këngë Jeho-Strugë 2015", pjesëmarrës edhe Zëri i Luginës" nga Bujanoci
Shqiptari nga Zvicra që ka investuar 1 milion euro në Bujanoc, diaspora e anashkaluar (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration