Shqiptari nga Lugina tenton të shmang pagesën doganore
Nga Policia kufitare në Muçibabë raportohet se Njësitë policore gjatë kontrollit në bagazhin e veturës “Yugo” me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë kanë gjetur material për riparimin e këpucëve në vlerë rreth 460 € për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës njoftoi policia e Kosovës, transmeton rajonipress.
Malli është konfiskuar nga Dogana. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Titulli.com/