Shqiptarët nga Jugu i Serbisë me një listë parlamentare!?
Lokale

Shqiptarët nga Jugu i Serbisë me një listë parlamentare!?

01.Feb.2014 11:01
0
Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik,  Jonuz Musliu deklaroi pas kthimit nga Shqipëria se  liderët politik të shqiptarëve nga jugu i Serbisë kanë marr rekomandim nga ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë,  Ditmir Bushati që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit në listën e përbashkët. Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është nxitur nga Partia Përparimtare Serbe, kryetari i së cilës, Aleksandër Vuçiç, mban aktualisht postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa atë të kryeministrit, shefi i Partisë Socialiste, Ivica Daçiç. Ndërsa lideri i Partisë Demokratike Shqiptare dhe njëherit  edhe kryetar i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa  për agjencinë Beta deklaroi se pas bisedës në Tiranë ende nuk ka ardhur deri te takimi i përbashkët të gjithë liderëve shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, përkatësisht ende nuk është marrë vendimi se a do të marrin partitë politike shqiptare në një koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, transmeton Titulli. Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka shpërndarë parlamentin dhe ka shpalluri formalisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 16 mars./Titulli.com/
Musliu: Në mesin e liderëve të Luginës ka përçarje
Kompletohet materniteti, Kosovës dhe Shqipërisë i mbesin 100 mijë euro?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration