Kompletohet materniteti, Kosovës dhe Shqipërisë i mbesin 100 mijë euro?
Lokale

Kompletohet materniteti, Kosovës dhe Shqipërisë i mbesin 100 mijë euro?

31.Jan.2014 21:17
0
Materniteti i Preshevës është kompletuar mirëpo pa ndihmën e premtuar të dy shteteve shqiptare, Shqipërisë e Kosovës. Serbia dhe ndërkombëtarët si duket po kujdesen më shumë se sa shtetet shqiptare për pakicën e tyre që jeton në Luginë të Preshevës. Ky projekt u finalizua me ndihmën e pushtet lokal, oragnizatës evropiane EU-Progres si dhe Trupit Koordinues për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Sot me pjesëmarrjen e një delegacioni nga Bashkimi Evropian, Ministria e Shëndetësisë së Serbisë, Trupit Koordinues si dhe nga komuna e Preshevës është përuruar përfundimi dhe pajisja me aparaturën e nevojshme e maternitetit në Preshevë. Ky maternitet më se i kërkuar, do të ketë 12 shtretër dhe dy salla operacioni, derisa në funksion do të lëshohet në fillim të muajit prill. Kësaj here si duket Serbia dhe ndërkombëtarët ishin më të shpejtë në plotësimin e kërkesës së shqiptarëve për maternitetin në Preshevë, duke ia lënë në llogari 100 mijë eurot e premtuara që i kishin dedikuar për këtë maternitet dy qeverive shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Titulli. [caption id="attachment_93030" align="aligncenter" width="640"]Foto ilustrim Foto ilustrim[/caption] Ambasadori i BE-së në Serbi Michael Davneport ka përshëndetur hapjen e maternitetit duke e vlerësuar projekt me prioritet, ndërsa ministrja e shëndetësisë Slavica Gjukiq Dejanoviq  tha se hapja e maternitetit përmirëson kushtet për lindjen e nënave të reja. Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa si dhe kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq u shprehën të kënaqur për punën e bërë. Stankoviq, një ditë më parë, në Bujanoc kishte thënë se Kosova nuk ka dhënë mjete në ndërtimin e maternitetit në Preshevë, duke aluduar në Fondin e themeluar prej 100 mijë eurove nga dy qeveritë shqiptare. Duhet theksuar se në këtë maternitet me standarde të larta evropiane, tani do të lindin nënat shqiptare, gjë të cilën për herë të fundit në Preshevë e kishin bërë në vitin 1989, kur edhe ishte mbyllur. Përveç motrave, në maternitetin e Preshevës do të punojnë katër mjek gjinekologë ndërsa edhe tre të tjerë janë në specializime. Vlen theksuar se nënat shqiptare që nga mbyllja e maternitetit në Preshevë lindjet e foshnjave, në të shumtën e rasteve ishin të detyruara ti bënin në qytetin e Vranjës, rreth 50 kilometra nga Presheva./Titulli.com/
Shqiptarët nga Jugu i Serbisë me një listë parlamentare!?
KKSH njofton Komisioneren e Lartë për Pakica me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration