Shqiptarët votuan Brnabiç
Lokale

Shqiptarët votuan Brnabiç

30.Jun.2017 13:02
0
Ana Brnabiç është edhe kryeministrja e shqiptarëve të Serbisë, pasi ka marrë votën e përfaqësuesit të tyre për të qenë kryeministre e re.

Mbështetjen me një votë ia ka dhënë edhe deputeti i vetëm shqiptar, Fatmir Hasani, nga Lugina e Preshevës. Ai thotë se, pas një takimi me Vuçiç, u ka premtuar ndryshime dhe qasja e Beogradit ndaj shqiptarëve ka lëvizur në drejtim të mirë. 

“Mendojmë se kësaj here do të fillojnë të realizohen kërkesat tona, meqenëse kemi qenë shumë vite në opozitë. Shpresojmë të vjelim të gjitha ato që na takojnë”, tha Hasani.
 
Deputeti shqiptar thotë se shpreson që Brnabiç dhe Vuçiç të shohin mundësinë për përmirësimin e jetës në qytetet ku ata jetojnë. Andaj, shqiptarët tashmë janë pjesë e maxhorancës në Kuvend. 

“Sa më shpejt që Serbia të plotësojë të drejtat e pakicave, aq më mirë është, pasi po ndjek rrugën drejt Bashkimit Europian”, shtoi Hasani.
 
Shqiptarët presin që dialogu mes tyre dhe qeverisë të vazhdojë, në mënyrë që përfshirja e tyre në institucione dhe vendet e punës të mos mungojë.

 

 
Fillon paraqitja për regjistrim në fakultetit ekonomik në Bujanoc
Përfaqësues nga komuna e Bujanocit pjesëmarrës në vizitën studimore në Zvicër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration