Shqiptarët e Luginës të gatshëm për integrim në institucionet e Serbisë, shteti s'i do
Lokale

Shqiptarët e Luginës të gatshëm për integrim në institucionet e Serbisë, shteti s'i do

24.Dec.2014 21:39
0
Kryetari i Komunës së Bujanocit dhe Partisë Demokratike, Nagip Arifi, ka deklaruar për agjencinë Fonet se shqiptarët janë të gatshëm për integrim në institucione të shtetit.

Por Arifi ka vlerësuar se ky proces po shkon "shumë ngadalë dhe që fare nuk ka përparim në këtë drejtim".

"Vitin e kaluar liderët politikë të shqiptarëve e kanë aprovuar vendimin e përbashkët të cilin e ka pranuar edhe Qeveria e Serbisë. Kemi pasur takime dhe me kryeministrin e atëhershëm Ivica Daçiq dhe me kryeministrin e tanishëm Aleksandar Vuçiq, dhe kjo bisedë është ndërprerë në shtator", e rikujton Arifi, transmeton Koha.

"Shqiptarët janë të gatshëm për integrim", ka theksuar Aifi, i cili konsideron që Qeveria e Serbisë, "fatkeqësisht, nuk është e gatshme që trajton edhe shqiptarët si shtetas të Serbisë". /Titulli.com/

Ministri përuroi hapësirat e reja në Stacionin e Policisë në Preshevë (Foto)
Kujdes, fishekzjarret të rrezikshme (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration