Shqiprim Musliu zgjidhet zëvendës kryetar i komunës së Bujanocit: Me ndershmëri e drejtësi
Në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc në rrethana të jashtëzakonshme në seancën e parë të kuvendit komunal për zëvendës kryetar komune u zgjodh Shqiprim Musliu nga Lëvizja e Progresit Demokratik.
"Nga sot edhe zyrtarisht me përgjegjësi të plotë morale e politike e pranova detyrën e zëvendësit të Kryetarit të Komunës së Bujanocit, ku e dhash betimin tim se do të punoj me ndershmëri e drejtësi për vendin tonë e për qytetarët tanë", ka shkruar Musliu.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që ka dhanë mbështetjen e tyre gjatë gjithë këtij procesi të rëndësishëm politik për shqiptarët./Titulli.com/