Shqiprim Musliu zgjidhet kryetar i LPD-së, do veprojmë si na mësoi Jonuz Musliu
Lëvizja e Progresit Demokratik në kuvendin e sotëm zgjedhor ka zgjedhur për kryetar Shqiprim Musliu, djalin e ish-liderit të këtij subjekti politik në komunën e Bujanocit, Jonuz Musliu.
I sapozgjedhuri në krye të LPD-së, Shqiprim Musliu u shpreh se do të gjejë forcë dhe motiv që së bashkue me anëtarët tjerë të veprojë drejtë ashtu siç ka mësuar Jonuz Musliu, shkruan Titulli.com.
Jonuz Musliu ishte kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik që nga themelimi ndërsa pas një beteje disa mujore me sëmundje vdiq më 18 Janar në spitalin e Edrenes në Turqi dhe kuvendi komunal i komunës së Bujanocit ka mbajtur seancë komemorative .
Pas vdekjes së tij LPD-në e ka përfaqësuar Adnan Salihu kryetar i tanishëm i kuvendit komunal të komunës së Bujanocit.
LPD është pjesë e koalicionit qeverisës në komunën e Bujanocit dhe pjesë përbërëse e Këshillit Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/