Shqipëria kërkon nga deputetët shqiptarë në Serbi t’i mbrojnë të drejtat e shqiptarëve të Luginës
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cekaj ka takuar sot deputetët e sapozgjedhur shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin, Nadije Beqirin dhe Argjend Bajramin.
Cakaj në takim i ka ofruar Listës së Bashkuar mbështetjen e Shqipërisë, pasi siç ka thënë ai, përgjegjësia e tyre është për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj edhe një takim të vyer me deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar me z. Shaip Kamberi, znj. Nadije Beqiri e z. Argjend Bajrami. Mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë sepse përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme: përpjekja për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë”, ka shkruar Cakaj.
Kryediplomati shqiptar është zotuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe me masa të reja institucionale për ta mbështetur Luginën./Titulli.com/