Njoftim zyrtar nga komuna e Bujanocit: Modifikohet regjimi i qarkullimit të trafikut në rrugën "Bore stankoviq"
Komuna e Bujanocit përmes një njoftimi sqaron mbi ndërprerjen e trafikut dhe modifikimin e regjimit të qarkullimit në trafikut në rrugën kryesore të qytetit të Bujanocit:
Ky është njoftimi zyrtar:
Në zbatim të nenit 65 të Ligjit për rrugët ("Gazeta Zyrtare RS", Nr. 41/2018 dhe 95/2018), qytetarët e Komunës së Bujanocit informohen se në periudhën vijuese do të ketë një ndryshim në regjimin e qarkullimit të trafikut dhe të pezullimit në seksionet vijuese:
Trafiku pezullohet në rrugën BORE STANKOVICA përshkak të rekonstruimit të kësaj rruge.
I gjithë trafiku në drejtim të Shtëpisë së Shëndetit, Stacionit Policor do të qarkullojë në rrugën RADOMIRA PUTNIKA, e cila do të qarkullojë në dy kahje dhe një pjesë e rrugës KARAGJORGJE PETROVICA (kjo rrugë do të jetë e lirë për trafik në dy kahje. Në rrugët e lartpërmendura parkingjet publike do të pezullohen përkohësisht për të lejuar kalimin e automjeteve në dy kahje, ndërsa ky regjim i qarkullimit është planifikuar për periudhën nga 25.09.2020 deri në momentin e kryerjeve të punimeve.
Ndryshimi i regjimit të trafikut do të shoqërohet me sinjalizim vertikal të duhur.
Gjatë periudhave të përcaktuara kohore, trafiku do të zhvillohet sipas Projektit rrugor të sinjalizimit punues të trafikut, ndërkaq punëkryesit janë të detyruar që:
- të vendosin sinjalizimin e përkohshëm të trafikut dhe pajisjet rrugore sipas Projektit të trafikut nën mbikëqyrjen e ekspertëve të organeve të autorizuara mbikëqyrëse të rrugëve komunale;
- pas vendosjes së shenjave të përkohshme të trafikut dhe pajisjeve rrugore ta njoftojnë MPB-PS Bujanoc - Departamentin e policisë rrugore për instalimin e sinjalizimit të përkohshëm;
- Për të siguruar një zhvillim sa më të sigurt të trafikut gjatë periudhës së ekzekutimit të punimeve, nëse është e nevojshme, të sigurojnë praninë e përhershme të policisë së trafikut;
- shenjat e përkohshme të trafikut dhe pajisjet rrugore të vendosura monitorohen çdo ditë dhe mirëmbahen në gjendje të rregullt gjithhnjë deri në përfundimin e punimeve;
- ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e sigurt të trafikut; dhe
- Më së voni 24 orë pas përfundimit të punimeve janë të obliguar t’i heqin shenjat e panevojshme të trafikut dhe paisjet përkatëse dhe duhet ta rivendosin regjimin e rregullt të trafikutdhe për këtë t’i njoftojnë personat dhe organet e autorizuara për mirëmbajtjen e rrugëve komunale.
I faleminderojmë qytetarët për mirëkuptim duke i ftuar edhe një herë që ta rrespektojnë pezullimin e përkohshëm të komunikacionit me qëllim që ekzekutimi i punimeve të bëhet sa më pare.
Drejtorati për Investime dhe Zhvillim, Komuna e Bujanocit