Lokale
SHPGS (NUNS) feston 20 vjetorin, rizgjodhi kryetarin e ri
Në sallën e madhe të Media qendrës në Beograd sot është mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit zgjedhor të Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë (SHPGS)-(NUNS)
Për kryetar të ri Kuvendi rizgjodhi Vukashin Obradoviqin, ndërsa përveç kryetarit në procesin e zgjedhjes janë edhe bordi ekzekutiv, mbikëqyrës dhe Gjykata e nderit.
Udhëheqësia e re e zgjedhur sot do të ketë mandatin katër vjeçar deri në vitin 2018-të.
Në këtë Kuvend zgjedhor përveç gazetarëve serb po marrin pjesë edhe gazetarë shqiptarë nga Lugina e Preshevës.
Njëri prej anëtarëve të Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë nga komuna e Bujanocit, është edhe kryetar i kompanisë mediale ‘Spektri’, Nexhat Behluli, i cili po merr pjesë në këtë Kuvend të rregullt zgjedhor.
Behluli që nga viti 2004 është pjesë e kësaj organizate, ndërsa nga viti 2010 është delegatë në Kuvendin e SHPGS-së.
Vlen theksuar se kryetari i deritanishëm Vukashin Obradoviq këtë funksion e ka drejtuar që nga viti 2010, ndërsa vjen nga komuna e Vranjës, që bënë pjesë në rrethin e Pçinjës, pjesë të së cilës janë edhe Presheva e Bujanoci.
Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë me një koktej do të shënojë edhe 20 vjetorin e themelimit të saj./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!