International Balkan University, shansi për të studiuar pa pagesë
Lokale

International Balkan University, shansi për të studiuar pa pagesë

29.Mar.2014 16:06
0
International Balkan University ka hapur konkursin për 500 bursa studimi për nxënësit që janë në vitin e fundit të shkollës së mesme. Nxënësit e interesuar nga Lugina, Maqedoni, Kosova apo vende tjera të Ballkanit, të drejtën e aplikimit e kanë deri më 10 prill kur edhe do të mbyllet ky konkurs, raporton Titulli. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Universitetit me seli në Shkup të Maqedonisë, nga 500 bursa që do të ndahen për studime në vitin akademik 2014/2015, për 150 përfituesit e parë do të mbulohen të gjitha harxhimet e studimit, për 150 të tjerë 75 % të harxhimeve, kurse 200 studentë do të kenë mbulesë të harxhimeve studimore prej 50 %. Një delegacion i udhehëqësisë së këtij universiteti ditëve të ardhshme do të vizitojë shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, ndërsa aplikuesit për këtë bursë, provimit pranues do t’i nënshtrohen më 11 prill, një ditë pas mbylljes së konkursit. Të gjithë të interesuarit, nxënësit që vijojnë vitin e IV-të në shkollat e Luginës, do të mund të aplikojnë për të fituar bursën si dhe regjistrimin për studime në këtë Universitet. Aplikimi bëhet online. Të dhënat më të detajuara rreth konkursit që janë në gjuhën angleze, i gjeni duke klikuar KËTU.  /Titulli.com/
Bujanoci në përkrahje të kryeministrit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoan (video)
SHPGS (NUNS) feston 20 vjetorin, rizgjodhi kryetarin e ri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration