Shoqëritë civile mbajnë panairin në Vranjë (Foto)
Të mërkurën është mbajtur panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) nga Serbia Jugore, në organizim të Qendrës së Resurseve - TASCO dhe qytetit të Vranjës. Organizatat nga shoqëria civile nga Leskoci, Vranja, Bujanoci, Presheva, Vlladiçki Hani, Bosilegradi dhe Lebani kanë shpalosur aktivitet e tyre para qytetarëve.Sipas organizatorëve, qëllimi i mbajtjes së panairit ishte promovimi i punës së OSHC-së, si dhe rrjetëzimi dhe vendosja e bashkëpunimit me vetëqeverisjet lokale dhe mediat.
Organizatat pjesëmarrëse, në stendat të vendosura në rrugët e Vranjës, publikisht kanë prezantuar projektet dhe aktivitet e tyre.
Të interesuarve, në shëtitoren e qytetit, i ka përshëndetur Branimit Stojanoviq, anëtarë i Këshillit të qytetit të Vranjës. Ai me këtë rast ka thënë se qyteti mbështet punën e shoqërisë civile dhe se është i hapur për bashkëpunim.
Leopold Rollinger, menaxher i programit për forcim të kapaciteteve të Iniciativave Qytetare, si përfaqësues i qendrës TASCO Resurs, shpreson se ngjarjet e tilla janë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me vetëqeverisjet lokale.
Rollinger, ka nënvizuar se manifestimit, si panairi, rrisin mundësinë e qasjes ndaj të mirave të cilat sjellin organizatat e shoqërisë civile ndaj qytetarëve, përmes aktiviteteve të tyre.
Përfaqësuesja e organizatës joqeveritare, qendra “ABC”, Suzana Popoviq, ka theksuar rolin që kishin OSHC-të pesëmbëdhjetë vitet e fundit.
Nga ana tjetër, Kenan Rashitoviq nga shoqata “OFER” – Bujanoc, ka përshëndetur iniciativën për mbajtjen e organizimeve të tilla, si mundësi për afrimin e aktiviteteve të OSHC-së të gjithë qytetarëve.
Në debatin që u mbajt pas panairit, morën pjesë përfaqësues nga vetëqeverisjet lokale si dhe më shumëse pesëdhjetë përfaqësues nga OSHC-të.
Në këtë panair, ndër të tjera u shpreh nevoja e inkuadrimit të organizatave të shoqërisë civile në procese, si mundësia për shfrytëzimin e hapësirave publike për punën e tyre, por edhe transparencën ndaj financimit të OSHC-ve nga buxheti lokal dhe nacional.
Në panair janë paraqitur edhe aktivitetet e Qendrës për Resure, mbledhur rreth konzorciumit të udhëhequr nga Iniciativa Qytetare, i cili mbështetet nga TASCO./Titulli.com/