Arifi: Të ndryshojë shoqëria jonë, në një shoqëri të zhvilluar, me mirëkuptim, tolerancë...
Lokale

Arifi: Të ndryshojë shoqëria jonë, në një shoqëri të zhvilluar, me mirëkuptim, tolerancë...

17.Jun.2015 23:55
0
Kryetari i partisë së re re "Alternativa për ndryshim" me seli në Preshevë, Shqiprim Arifi, me rastin e fillimit të Ramazanit uron të gjithë besimtarët mysliman.

Në telegram urimin dërguar portalit informativ Titulli.com, Arifi, uron që lutjet e besimtarëve të pranohen duke ndryshuar shoqërinë tonë, në një shoqëri të zhvilluar, me mirëkuptim, tolerancë dhe plot dashuri.

***************************************************************************************************************************************

TELEGRAM  URIMI

Të nderuar qytetar/e, vëllezër dhe motra, nga dita e nesërme do të hyjmë në Muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili për çdo vit rikthehet me potencialin e tij të madh, që së paku për një Muaj të NDRYSHOJMË ritmin e jetës dhe të kthehemi në atë më esenciale, dashuria ndaj njëri tjetrit dhe të solidarizohemi me të varfëritë dhe skamnorët.

Ky Muaj i shenjtë është mundësia që të i riparojmë marrëdhëniet me njëri tjetrin dhe të sjellim mirëkuptim në nivelin Individual, gjë e cila tani shndërrohet edhe në nivelin shoqërorë.

Pra, ky Muaj nuk është vetëm për të mos ngrënë dhe pirë tërë ditën, por është Muaji me potencial për të NDRYSHUAR gjithçka që në vitin e kaluar nuk ka shkuar ndoshta ashtu siç duhet.

Për këtë arsye në emrin e ALTERNATIVËS për NDRYSHIM dhe në emrin tim personal, dua të ju uroj fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e lutur Allahun , që të na lehtësojë agjërimin në këto ditë të nxehta të Verës, të na pranoj të gjitha lutjet dhe të na NDRYSHOJË shoqërinë tonë, në një shoqëri të zhvilluar, me mirëkuptim, tolerancë dhe plot dashuri.

Me respekt, Shqiprim Arifi
Kryetar i ALTERNATIVËS për NDRYSHIM.
Bizneset e Luginës në Panairin Regjional "Gjilani 2015"
Shoqëritë civile mbajnë panairin në Vranjë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration