Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës" ndihmon 61 familje
Lokale

Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës" ndihmon 61 familje

07.Jan.2014 11:13
0
Që nga fillimi e deri më sot, kryesia e Shoqatës Humanitare "Lugina e Preshevës", me qendrën e saj në Gossau, falë anëtarëve të saj dhe veprimtarëve bamirës, ka ndihmuar dhe po ndihmon edhe sot e kësaj dite, pa u ndalur asnjëherë. E gjithë bamirësia ishte transparente, duke i publikuar nëpër media, prandaj, edhe gjatë muajit dhjetor 2013-të dhe fillim të janarit 2014-të, ndihmuan në disa familje, e sipas kryetarit të shoqatës z.Fazli Musliu, deri më tash, 31 familje të dëshmorëve dhe  30 familje skamnore morën ndihma nga shoqata, 11 në komunën e Bujanocit, 15 në komunën e Preshevës dhe 4 familje në komunën e Medvegjës. Kryetari i Shoqatës z.Musliu, shumë nga këto familje i ka vizituar edhe vet dhe i ka parë, se janë në një gjendje të rëndë sociale. “Familjet e dëshmorëve i vizituam gjithashtu në shtëpi”, thuhet në njoftimin e SHHLP-së me seli në Gossau të St Gallen në Zvicër. “Shoqata Humanitare Lugina e Preshevës, siç dihet, ishte dhe është e do të mbetet, ndihma kryesore për familjet e dëshmorëve të UÇPMB-së. Ne jemi të hapur për bashkëpunim edhe me shoqata tjera, por, ne nuk do të ndalemi, sepse, kemi afër nesh shumë bamirës dhe ata po ndihmojnë me ndihma për ti mos harruar këto familje”, thuhet matej në njoftim. Musliu, me këtë rast ka theksuar se, se dëshira e tij ishte të ecin edhe nëpër disa fshatra në Medvegjë, sepse edhe ajo është pjesë e shqiptarisë, por, me që kemi edhe andej veprimtarë, ata do të marrin këtë detyrë humane dhe ndihmat tona do ti shpërndajnë. “Falënderojmë kryesinë e shoqatës, pastaj anëtarët dhe gjithë bamirësit që kanë kontribuar dhe ne, tash, po i shpërndajmë ndihmat dhe po marrim fjalë zemre nga të gjithë skamnorët, duke uruar gjithë ata që kanë dhënë qoftë një euro për të zbutur varfërinë, për të mira në shëndet, dhe gjitha të mirat”, shkruan Musliu, i cili ishte shumë i emocionuar nga kjo gjendje e rëndë e shumë familjeve, që mezi se po e kalojnë ditën në këtë dimër të ftoftë. “Falë bamirësve kudo që ndodhen, si në Zvicër, Gjermani, Austri, Belgjikë e Amerikë, etj, etj, do të ndihmohen këto familje si gjithmonë dhe nuk do të harrohen. Nuk jemi për të rrahur gjokse, apo për të fituar të mira në pozita etj, por thjeshtë e shkurt, vetëm, e vetëm që ti ndihmojmë ata që kanë nevojë”, thuhet mes tjerash në njoftim. Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës", ka ndihmuar edhe disa studentë dhe të cilët premton se do t’i ndihmojë edhe në të ardhmen. Kryetari i Shoqatës, në emër të kryesisë dhe në emër të anëtarëve, gjithë shqiptarëve kudo që janë ua uron vitin e ri 2014 dhe ju dëshiron gjitha të mirat. Për më shumë informacione rreth këtyre ndihmave mund të lexoni në faqen zyrtare të shoqatës www.shhlp.com. /Titulli.com/
Medvegja hapë fabrikë për dallim nga Bujanoci e Presheva
Serbët nisin festën në sheshin e Bujanocit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration