Shoqata e Grave Afariste në Bujanoc, prezanton rezultatet e punës (Foto&Video)
Lokale

Shoqata e Grave Afariste në Bujanoc, prezanton rezultatet e punës (Foto&Video)

18.Jan.2016 16:54
0
Shoqata e grave afariste nga Bujanoci (SHGAB) ka prezantuar sot rezultatet e projektit "Fuqizimi i grave të Bujanocit dhe Preshevës për t'u marrë me ndërmarrësi dhe kooperativë". Dy rrobaqepëse nga Bujanoci përfitojnë grande nga Progresi Evropian.

Me këtë rast dy rrobaqepëse nga komuna e Bujanocit, Sadije Spahiu dhe Nerxhane Salihu, kanë marrë zyrtarisht grandet, secila nga 270 mijë dinarë, që i kanë përfituar në formë të pajisjeve që i nevojiten për mikro biznesin e tyre.

Projekti është realizuar në periudhën shkurt – dhjetor 2015 dhe është financuar nga Qeveria e Zvicrës, Bashkimi Evropian, Qeveria e Serbisë dhe UNOPS nëpërmjet programit Progresi Evropian.  

Në këtë projekt kanë marrë pjesë 60 pjesëmarrëse, 26 prej tyre kanë hartuar biznes planet, ndërsa 13 biznes plane janë pranuar, theksoi Fazila Azemoviq, kryetare e SHGAB-së.

Dy biznes planet që kishin marrë më tepër pikë në renditje ishin “Plastiko” nga Jelena Janjiq dhe “Punëtoria e ëmbël” nga Jelena Milanoviq.

Në këtë prezantim mori pjesë edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili potencoi mbështetjen e pushtetit lokal për këtë shoqatë.

"Në projekt ka pasur shumë projekte të mira, por për fat të keq Progresi nuk ka mundur të financojë të gjitha. Ky është vetëm fillimi", tha Arifi,i cili i dorëzoi Sadije Spahiut kontratën për grandin e përfituar.

Jemi shumë të kënaqur që sot jemi këtu, pasi vetë implementimi i projektit tregon se si qasja sistematike mund të sjell rezultate konkrete, theksoi koordinatori rajonal i programit Progres, Radule Ristoviq.

Në kuadër të këtij projekti janë organizuar trajnime të ndryshme si dhe studimi “Pozita e femrës në tregun e punës dhe zhvillimi i ndërmarrësisë së femrave në komunat e Bujanocit dhe Preshevës”, që u prezantua sot.

Qëllimi i këtij projekti ishte të ndihmojë në sjelljen e vendimeve për të dhënë kontributin në aprovimin e politikave që lidhen më cështjet e përmirësimit dhe zhvillimit të ndërmarrësisë së femrave.

Shoqata e grave afaristë të Bujanocit është themeluar në tetor të vitit 2013, në kuadër të një projekti tjetër të realizuar në atë kohë./Titulli.com/

VIDEO: 

Prokuroria deklarohet lidhur me rastin e foshnjës në Bilaç
PVD e gatshme të shpëtojë Preshevën nga gjendja katastrofale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration