Prokuroria deklarohet lidhur me rastin e foshnjës në Bilaç
Lokale

Prokuroria deklarohet lidhur me rastin e foshnjës në Bilaç

18.Jan.2016 10:49
0
Në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit, në afërsi të shkollës fillore banorët e këtij fshati kanë gjetur trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur. Siç ka mësuar gazeta "novosti" hulumtimet e kanë dërguar policinë deri tek 17 vjeçarja Xh.R, e cila megjithatë e ka mohuar krimin.

Mbetjet e trupit të foshnjës fshatarët i kanë gjetur më 11 janar, së shpejti e kanë njoftuar policinë dhe prokurorinë.

Siç shkruan “novosti” , aktualisht është në rrjedhë e sipër procedura parahetimore, sepse prokuroria ka urdhëruar të bëhet obduksioni dhe DNK-ja, rezultatet e të cilave ende nuk kanë arritur.

Leposava Jovcic, zëdhënëse e Prokurorisë së lartë në Vranjë, ka thënë se pa rezultate të obduksionit dhe DNK-së nuk mund të dihet kush është nëna e foshnjës.

Ende nuk ka elemente për kallëzim penal sepse janë duke u grumbulluar dëshmitë, ka thënë Jovcic, shkruan “novosti” transmeton Titulli.com.

Kryeshefi i policisë Sladjan Velinovic ka konfirmuar që ekzistojnë dyshimet se një vajzë nga fshati e ka vrarë foshnjën, dhe që policia është duke punuar në këtë rast, po që detajet ende nuk janë të njohur. 

Serbia përfitoi miliona euro nga BE për refugjatët, nuk ka ndarë asnjë dinarë për Preshevën (video)
Shoqata e Grave Afariste në Bujanoc, prezanton rezultatet e punës (Foto&Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration