Shkrimtari nga Presheva: Arsyet ekzistojnë e vargërohen
Intervista

Shkrimtari nga Presheva: Arsyet ekzistojnë e vargërohen

22.Aug.2014 15:37
0
"Krijimtaria letrare dhe jeta në përgjithësi kanë një paralelizëm, ato kanë lidhshmëri në mes vete". Kështu e vlerëson mes tjerash veprimtarinë e tij poetike dhe atë të çdo krijuesi poetik shkrimtari Bilall Maliqi

Veprimtarinë poetike letrare e lidh ngushtë me fusha të ndryshme jetësore. E ndërsa thekson se arsyet ekzistojnë qoftë poetikisht e qoftë në mënyrë rrëfimtare, ai është i fokusuar që përmes tyre të sheshoj, siç thotë, veset negative të shoqërisë sonë. Është ky shkrimtari Bilall Maliqi i cili flet për punën e tij poetike dhe mesazhet që përcjell tek lexuesi.

Si e konsideroni jetën dhe arsyen e saj në krijimtarinë tuaj?
Maliqi: Jeta dhe arsyeja janë të lidhura në mes veti. Krijimtaria ime poetike letrare lidhet në të shumtën e rasteve me përditshmëritë jetësore të rrafsheve të ndryshme qoftë ato të rrafshit politik, social apo edhe të fushave të tjera jetësore. Dhe arsyet ekzistojnë e vargërohen qoftë poetikisht, qoftë edhe në mënyrë rrëfimtare (prozaike), apo edhe në formë aforizmash (fjalë të urta), me të cilat sheshoj veset negative të shoqërisë sonë, por jo vetëm kaq arsyeja shtesë për qitjen në pah të (pa)drejtësive të shumta që po i bëhen popullit tim në të gjitha fushat jetësore është arsye shtesë që krijimtaria ime poetike të mveshet edhe me gjetje motivesh nga më të ndryshmet dhe ato shprehen me tone dhe me mesazhe ndoshta pak më “agresive”, sepse s’do mend se jeta e rëndë shoqërore-ekonomike e sociale e dikton edhe arsyen time të shpreh mllefin dhe protestën time drejt atyre që e nxisin pendën time t’ua dedikoj poezitë apo shkrimet e tjera…

Krijimtaria mësohet nga jeta

Ku qëndron forca me të cilën ju keni arsyen e fjalës në krijimtarinë tuaj?
Maliqi: Arsyet janë të qarta në nënqiellin tim ku jetoj e vargëroj, dhe ato manifestohen drejtpërdrejt në frymëzimet e mia poetike, andaj muza më jep kurajo, forcë që këto të padrejta apo këtë përditshmëri të zymtë që e rrethon vendin tim ta fus në krijimtarinë time letrare në zhanre të ndryshme. Dihet mirëfilli se krijuesi nuk ka forcë që t’i lëvizë gjërat apo t’i ndryshoj kah pozitivja, por me anë të krijimeve mundohem ta shpreh gjithë atë mllef të mbledhur nga të këqijat dhe të zezat që e preokupojnë vendin tim dhe këtë forcë e marrë nga thellësia e shpirtit tim krijues.

Terziu: E arsyeshmja a është diçka më kontradiktore në krijimtari? 
Maliqi: Krijimi është i veçantë. I veçantë është për secilin krijues që merret me shkrime. Nganjëherë krijuesi del edhe nga arsyeja!...

Pse ndodh që krijimtaria dhe jeta janë paralele dhe infinite?
Maliqi: Krijimtaria letrare dhe jeta në përgjithësi kanë një paralelizëm, ato kanë lidhshmëri në mes veti. Esad Stavileci thotë: “jeta është një mësim që “mund të mësohet”, por nuk mund të porositet”. Edhe krijimtaria e çfarëdo zhanri qoftë, po edhe arti mësohet nga jeta.

A ka një mesazh konkret për arsyen?
Maliqi: Arsyeja gjithmonë është aktuale në jetë. Siç thotë Ben Blushi “Dashuria gjithmonë vdes e pangopur”, ashtu është jeta me arsyen…

 

Taipi pret ftesë nga trajneri i Kombëtares së Shqipërisë apo asaj të Kosovës
Gjendja e shqiptarëve të Luginës, një qetësi e brishtë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration