Shiu përmbyt rrugët në Luginë (Video)
Lokale

Shiu përmbyt rrugët në Luginë (Video)

06.Feb.2015 13:52
0

Një stuhi shiu me erë që ka përfshirë Luginën e Preshevës ka përmbytur rrugë të vendbanimeve të këtij rajoni.

Shiu që po bie pandërprerë ka bërë që rrjeti i kanalizimeve të mos përballojë situatën e krijuar.

Në rrugët e Bujanocit, siç shihet edhe nga pamjet e bëra nga portali Titulli.com, uji ka filluar të dalë edhe mbi bordurat e trotuareve, derisa janë krijuar edhe kolona në komunikacion.

Situatë e njëjtë po mbretëron edhe në Preshevë ku rrugët kryesore janë të mbuluara nga uji, ndërsa është e vështirësuar ecja e këmbësorëve edhe në trotuare.

Përveç rrugëve, raportohet se edhe lumenjtë janë fryer, siç është ai i Moravës Jugore i Preshevës dhe Tërnocit.

Meteorologët për sot kanë parashikuar reshje të dendura të shiut të cilat nga fundjava pritet të pasohen edhe nga reshje të borës. /Titulli.com/

VIDEO 

 
 

 

Reagon KKSH, po rrezikohet funksionimi
Aziri: Nuk ka pas marrëveshje të Konçulit, Presheva po degradohet çdo ditë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration