Reagon KKSH, po rrezikohet funksionimi
Lokale

Reagon KKSH, po rrezikohet funksionimi

06.Feb.2015 10:43
0
Këshillit Kombëtar Shqiptar është i indinjuar dhe reagon ashpër me mënyrën e ndarjes së buxhetit nga Qeveria e Serbisë, për këtë institucion që përfaqëson interesat e shqiptarëve që administrohen nga Serbia.

“Zëvendëskryetari dhe kryetari i Organit Ekzekutiv, Zejni Fejzullahu dhe Shukri Ymeri kanë marrë pjesë në takimin e Këshillave Kombëtare të Pakicave Nacionale të ftuar nga Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në kuadër të Qeverisë së Serbisë ku janë njoftuar me ndarjen e mjeteve financiare”, thuhet në kumtesën e lëshuar sot nga KKSH.

Mjetet e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga 16.5 milion kanë rënë në 13.2 milion dinarë, ndërsa me vendimin e fundit për vitin 2015 mbi ndarjen e dotacioneve për Këshillat Kombëtare të Pakicave janë zvogëluar në 12.5 milion.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatë të thellë nga se me këtë vendim mbi ndarjen e mjeteve financiare, Qeveria e Republikës së Serbisë seriozisht ka rrezikuar funksionimin e këtij institucioni”, thuhet në kumtesë, transmeton portali informativ Titulli.com.

KKSH reagon ashpër kundrejt diskriminimit institucional që po shfryhet mbi këtë institucion duke pamundësuar dhe vështirësuar edhe gamën e veprimit.

“Ndarja e mjeteve financiare bëhet përmes tri parimeve: 1/3 ndahet në mënyrë proporcionale për të gjitha Këshillat, 1/3 sipas numrit të institucioneve që bien në fushëveprimin e Këshillit përkatës dhe 1/3 sipas  numrit të banorëve të pakicës përkatëse, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë nga Enti për Statistika të Republikës së Serbisë”, sqarohet në reagim.

Sipas KKSH-së, parimi i fundit  dhe formimi i një këshilli më shumë, ka ndikuar ekskluzivisht në ndarjen e mjeteve financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar nga Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave.

Pas zgjedhjeve të mbajtura të 26 tetorit Këshilli Kombëtar Shqiptar është konstituar me afro 14 mijë vota.

Ky proces dëshmoi se ka më shumë shqiptar se sa pretendohet nga Enti i Statistikave të Serbisë, 5.806 shqiptar.

“Mbi këtë bazë, këtë mandat nga 29 ulëse është zvogluar në 15 anëtar numri i anëtarëve te Këshillit Kombëtar Shqiptar. Për deri sa vendimi për bojkot të regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 ishte marrë unanimisht nga spektri politik që tubon shqiptarët e Luginës, ndërkohë që për sanksionim është shënjestruar vetëm Këshillit Kombëtar Shqiptar”, shpjegon ky organ.

Edhe pse Këshilli Kombëtar Shqiptar mbetet i vendosur në realizimin e objektivave dhe misionit të vetë duke pasur parasysh problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët me sistemin shtetëror, përkatësisht mangësitë në realizimin e të drejtave të tyre, ajo vlerëson se vendimi i fundit mbi ndarjen e mjeteve financiare me këtë nivel, janë të pa mjaftueshme për një funksionim optimal sipas standardeve dhe ligjit që kërkon.

Këshillat Kombëtare të Pakicave sipas legjislacionit serb, njërën nga format e financimit, përveç ndarjes së mjeteve financiare nga Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe organizimit të vetqeversjeve lokale ku ajo pakicë kombëtare shtrihet, e kanë përmes ndihmave që sigurojnë shtetet amë të cilëve u përkasin pakicat në fjalë.

Hungarezët, kroatët, sllovakët, rumunët, maqedonasit dhe shumë pakica të tjera që administrohen në Serbi, për ruajtjen, zhvillimin dhe avancimin e identitetit kombëtar në vazhdimësi ndihmohen nga shtetet e tyre amë dhe shtrihen në komuna që janë më shumë të zhvilluara.

“Këshillit Kombëtar Shqiptar edhe pse iu është drejtuar me kërkesë zyrtare që të futen në linja buxhetore, nuk ka përfituar ndonjë ndihmë as nga Republika e Kosovës e as nga ajo e Shqipërisë. Ndërkaq, edhe ndarja e mjeteve financiare për këtë institucion nga komunat përkatëse është brenda mundësive minimale e që njihen si komunat më të pa zhvilluara në Serbi, përderisa Trupi Kordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në asnjë moment nuk e ka pa të arsyeshme për të financuar aktivitetet dhe veprimtarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ndërsa, edhe ngarkesa e administratës së Këshillit Kombëtar Shqiptar e ka bllokuar dhe e ka bërë jo funksional për më tutje”, sqaron ky organ.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është një mekanizëm inkurajues për zbatimin e ligjeve përkatëse ashtu edhe në mbrojtje të të drejtave elementare për shqiptarët në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip. /Titulli.com/

 

Dhjetëra nxënës të shtrirë në ambulancën e Preshevës, helmohen me sprej?!
Shiu përmbyt rrugët në Luginë (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration