S’hiqet taksa për Luginën, kompensohet
Lokale

S’hiqet taksa për Luginën, kompensohet

12.Oct.2013 09:43
0
Qeveria e Kosovës nuk e ka hequr taksën për sigurimin e automjeteve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që hyjnë në Kosovë. Ajo vetëm i ka liruar qytetarët e tri komunave të Kosovës Lindore nga pagesa e kësaj takse, duke e marrë përsipër kompensimin e saj tek kompanitë e sigurimit të automjeteve. Çështjen e kompensimit të taksës e ka konfirmuar vetë kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë, e cila është mbajtur të premten. “Unë kam shqyrtuar kërkesën e kreut të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që janë kërkesa edhe të qytetarëve atje, për heqjen e taksave për veturat në vendkalimet kufitare për qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kur hyjnë në territorin e Kosovës. Këtë kompensim do ta bëjë Qeveria e Kosovës dhe ministria e Financave duhet të angazhohet që ta implementojë këtë vendim”, ka deklaruar kryeministri Thaçi. Por kjo deklaratë nuk është në harmoni me atë që e ka dhënë para dy ditësh në takimin me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, shkruan Tribuna./Titulli.com/   ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- http://youtu.be/yfahOrUZOB0
Haxhinjt bëhen me pasaporta, nisen drejt Mekës
Ja prapaskenat e takimit ndërmjet Daçiqit dhe liderëve të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration