Haxhinjt bëhen me pasaporta, nisen drejt Mekës
Lokale

Haxhinjt bëhen me pasaporta, nisen drejt Mekës

13.Oct.2013 10:58
0
63 haxhinjt nga Lugina e Preshevës të cilëve ditë më parë iu vodhën pasaportat, sot në mëngjes kanë udhëtuar drejt vendit të shenjt. Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB) brenda afatit të kryerjes së haxhit ka nisur qytetarët mysliman drejt vendit të shenjt. Nisja u bë sot pas namazit të sabahut, derisa BIPMB përmes një kumtese ka njoftuar opinion se pasaportat e reja ishin siguruar në një kohë rekord falë angazhimit edhe të administratës policore. “Falënderojmë administratën e policisë në Bujanoc, Preshevë e Vranjë, Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë si dhe ambasadën e Arabisë Saudite për angazhimin dhe efikasitetin në rregullimin e pasaportave të reja si dhe dhënien e vizave për udhëtim në këtë vend të shenjt”, shkruan mes tjerash në kumtesën e BIPMB-së. Vlen theksuar se 63 haxhinjt e Luginës për të udhëtuar drejt Qabes ishin në pritje për shkak të vjedhjes së makinës me pasaportat e tyre, e cila ishte në territorin e Shqipërisë, në udhëtim për të vendosur vizat në Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë./Titulli.com/
Urimet me rastin e festës së Kurban Bajramit
S’hiqet taksa për Luginën, kompensohet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration