Shfuqizohet gjendja e jashtëzakonshme në Medvegjë
Lokale

Shfuqizohet gjendja e jashtëzakonshme në Medvegjë

05.May.2014 12:51
0
Të dielën është shfuqizuar gjendja e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Medvegjës e cila ka qenë në fuqi nga data 19 prill. Gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut, dëmtim të rrugëve, urave dhe tokave bujqësore.

Pasiqë janë plotësuar kushtet për funksionim normal të institucioneve shtetërore dhe pasi është siguruar kalueshmëria e të gjitha akseve rrugore në territorin e komunës së Medvegjës, Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme në takimin e mbajtur me 4 maj i ka propozuar kryetarit të miratojë shfuqizimin e situatës së jashtëzakonshme në territorin e komunës së Medvegjës.

Kryetari i komunës, pas shqyrtimit të propozimit ka miratuar shfuqizimin, shkruan në komunikatën e lëshuar për media. /MePress/

 
Bujanoc: Fëmijët i shpëtojnë aksidentit, mos përgjegjësi e shoferëve
Poeti e publicisti nga Lugina: Poezia pjesë e jetës sime në SHBA
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration