Lokale
Bujanoc: Fëmijët i shpëtojnë aksidentit, mos përgjegjësi e shoferëve
Në vendin ku para dy javëve ndodhi aksidenti mes dy makinave, sot një incident i ri për pak të shndërrohej në tragjedi.
Dëshmitarët okular të cilët kanë njoftuar Titullin nga parkimet e parregullta të veturave që po bëhen në rrugën në afërsi të sallës së sportit “Rinia” në Bujanoc, sot desh pësuan dy fëmijë të cilët po kalonin rrugën nga njëra anë në tjetrën.
Veturat e parkuara në vijat e kalimtarëve por edhe tjerat kanë zvogëluar dukshmërinë. Edhe pse rruga në fjalë është dhjetëra metra nga stacioni i policisë në Bujanoc, aty nuk merren masa për të gjobitur shoferët që parkojnë në vend të ndaluar.
Fëmijët shpëtuan sot, mirëpo për të mos ndodhë aksidentet policia duhet të angazhohet për të larguar apo gjobitur ata ngasës të makinave, që përveç se parkohen në vende të ndaluara, zënë edhe vendet e rezervuara vetëm për këmbësor.
Më 24 prill të këtij viti po në të njëjtin vend ndodhi një aksident mes dy makinave, ku për fat të mirë ngasësit e veturave por edhe pasagjerët pësuan vetëm lëndime të lehta./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!