Shënim përvjetori: 20 vjet pas kthesës së madhe historike në Bujanoc (foto&video)
Nga komuna e Bujanocit është organizuar një solemnitet me rastin e 20 vjetorit të qeverisjes shqiptare në këtë komuna dhe zgjedhja e Nagip Arifit, kryetar të parë të komunës.
Postimi i plotë në Facebook nga Nagip Arifi:
NDRYSHIMET NË BUJANOC KANË FILLUAR PARA 20 VITEVE
20 vjet pas kthesës së madhe historike në Bujanoc, është momenti që t'i kujtojmë dhe falemnderojmë të gjithë ata që në forma të ndryshme kanë dhënë kontributin që të arrijmë deri këtu: rezistencën politike gjatë viteve '90-ta, luftën e lavdishme të UÇPMB-së që solli ndryshimet rrënjësore jo vetëm në Bujanoc, por në mbarë Luginën, këshilltarët komunal, anëtarët e këshillit komunal, drejtorat e institucioneve publike dhe arsimore, si dhe të gjithë të tjerët që kanë punuar për mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve tanë.