Lokale
“Shembet” Buja, shtrihet në spital
Futbollisti më i mirë i BSK-së së Bujanocit, Bujamin Xhemaili (Buja), në ndeshjen e fundit ka pësuar një lëndim i cili e ka lënë pa ndjenja dhe të shtrirë në fushën e gjelbër.
Ishte ndeshja e djeshme ajo kundër Bukovikut nga Razhna lojtarët e së cilës lënduan rëndë sulmuesin shqiptar.
Në një moment mysafirët patën një ndërhyrje të rëndë ndaj lojtarit nga Bilaçi i Bujanocit i cili u “shemb” rëndë në tokë, ndërsa për të mos mjaftuar kjo mori edhe një goditje me këmbë në kokë.
Mirëpo, pas një pushimi të shkurt Buja mori veten dhe vazhdoi lojën, klubi i të cilit deri në atë moment po udhëhiqte me rezultat 2:0.
Krejt papritur, me përfundimin e pjesës së parë, kur lojtarët po shkonin drejt zhveshtores, Buja bie pa ndjenja në fushë.
Me ndihmën e një makine nga udhëheqësit e BSK-së, Buja ishte dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc ku me ndihmën e shpejtë më pas ishte përcjell në spitalin e Vranjës, me ç’rast mjekët konstatuan se kishte pësuar tronditje në tru.
Siç i kanë thënë familjarët Portalit Informativ Titulli, Bujamin Xhemaili është në gjendje të mirë, mirëpo është ende në spital ku për disa ditë duhet ti nënshtrohet kontrollimeve.
Vlen theksuar se ndeshja të cilën BSK e udhëhiqte derisa në fushë kishte Bujën, përfundoi me rezultat 2:2, pasi rasti i ndodhur në fushë kishte çorientuar edhe bashkëlojtarët e sulmuesit shqiptar.
Familjarët besojnë se Bujamin Xhemaili të shërohet plotësisht dhe të vazhdojë me karrierën e tij futbollistike./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!