Lokale
		                        		                        “Mësimet e fesë e rregullojnë familjen”, aktiviteti i radhës i KBI-së
		                        
		                        
		                        Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Bujanoc përmes Departamentit të Rinjve dhe Gruas organizon manifestim fetar për ngjarjen e “Israsë dhe Miraxhit”.
Manifestimi fetar i organizuar për këtë ngjarje të madhe për historinë islame do të përmbajë, ligjëratë, ilahi, monolog, si dhe do të shfaqet drama “Mësimet e fesë rregullojnë familjen”.
Shfaqja e dramës dhe programit në përgjithësi, sipas KBI-së do të bëhet të enjten (29 maj) në shtëpinë e kulturës në Bujanoc me fillim në orën 14h.
Përmes njoftimit të saj KBI fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë manifestim./Titulli.com/
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!