Lokale
Arrestohet preshevari SH.V, zihet me marihuanë
Pas një pune të përbashkët të policisë së Preshevës dhe Bujanocit, më 24 maj të këtij viti në Raincë të komunës së Preshevës, në shtëpinë e SH.V. (1994) janë konfiskuar 3.383 gramë substance për të cilën dyshohet se është marihuanë, ka njoftuar përmes një kumtese Policia e Vranjës.
Me autorizim të zëvendësprokurorit të Gjykatës së Lartë në Vranjë, zyrtarët policor sollën vendimin për mbajtje të SH.V (1994) deri në 48 orë.
Ky 20 vjeçar nga rrethina e Preshevës, është në paraburgim për shkak të dyshimit se ka bërë vepër penale, kultivim të paautorizuar dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, thuhet në kumtesën e policisë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!