Shefat IsufI reagon pas fitores ndaj argjentinasit
Lokale

Shefat IsufI reagon pas fitores ndaj argjentinasit

26.Feb.2023 18:44
0

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi mbrëmë mbrojti titullin e kampionit të botës për pesha të mesme, duke fituar me anë të pikëve.

Isufi triumfoi pas 12 rundesh në përballje me boksierin argjentinas, Hernan David Perez.

Por, ndonëse doli fitues, Isufi nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e tij.
Ai shkroi se si kampion në fuqi ka pasur pritshmëri më të mëdha nga vetja. Por, ai shton se ishte i sëmurë para duelit.

“Gjërat për mua filluan keq pasi që para duelit kisha temperaturë dhe ethe, mezi merrja frymë edhe gjatë përleshjes. Ky nuk është një justifikim, është një fakt që u bë i shëmtuar nga pjesa e mesme e betejës” – shkroi ndër tjerash ai.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq dhe dashamirë!

Fillimisht dua t’ju falënderoj për mbështetjen e madhe mbrëmë në Audi Dome dhe gjithashtu menaxherin tim (Burim Hazrolli) që e bëri të mundur këtë! Sigurisht, edhe për ekipin tim, i cili dha gjithçka. Për të mos harruar Cutman “Rolandus” që më çoi në raundin e 12-të.
Nuk mund të jem aspak i kënaqur me performancën time dje; Si kampion në fuqi, kam pritshmëri më të larta nga vetja pa e ulur performancën e kundërshtarit tim. Siç pritej, argjentinasi ishte një kundërshtar i pakëndshëm dhe i ashpër, i cili gjithashtu donte të shfrytëzonte shansin e tij. Isha në gjendje të ndiqja rrugën taktike të trajnerit në xhirot e para, por pas dëmtimit të prerjes isha pak i pasigurt sepse mora një prerje në të njëjtin vend edhe gjatë stërvitjes disa javë më parë ku plaga akoma nuk ishte e shëruar. Gjërat për mua filluan keq pasi që para duelit kisha temperaturë dhe ethe, mezi merrja frymë edhe gjatë përleshjes. Ky nuk është një justifikim, është një fakt që u bë i shëmtuar nga pjesa e mesme e betejës. Të gjithë e panë atë që ishte për tu parë, mirëpo askush nuk e din se si ndjehesha unë. Sidoqoftë, me kohë do t’ju dëshmoj performancat e një kampioni dhe do t’i tregoj botës cilësitë e një kampioni!

Jam i vetëdijshëm që ju presni më të mirëm nga unë, andaj ju premtoj se do të ju bëj të ndjeheni krenarë, ju kam borxh të gjithëve që u ndjet të zhgenjyer mbrëmë!

Shihemi së shpejti në betejat e rradhës!

Shefat Isufi e mbron me sukses titullin e tij të botës në kategorinë gjysmë të rëndë
Takimi Kurti-Vuçiq nga i cili BE-ja pret pajtim për marrëveshjen bazë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration