Shefat Isufi e mbron me sukses titullin e tij të botës në kategorinë gjysmë të rëndë
Boksieri nga Lugina Shefat Isufi, e ka mbrojtur me sukses titullin e tij të botës në kategorinë gjysmë të rëndë.
Isufi e mposhti argjentinasin Hernand David Perezin, pas 12 raundeve, me vendim unanim të gjyqtarëve.
Ndeshja ishte intensive me të dy boksierët që e kërkuan fitoren dhe dueli zgjati 12 raunde, kurse në fund triumfoi Isufi.