Shefat Isufi fiton midis Beogradit pas vetëm dy raundesh (video)
Boksieri shqiptar, Shefat Isufi, këtë të premte është ndeshur në Beograd me kubanezin Ericles Torres Marin, të cilin e ka mposhtur me ”knock out” qysh në raundin e dytë.
Isufi ishte dukshëm më i mirë që nga fillimi se sa kubanezi të cilin arriti ta rrëzoi disa herë dëri në momentin kur Torres Marin u dorëzua, njofton Klan Kosova.
Isufi dhe Torres Marin boksuan në kuadër të “Petkos Boxing”.
31 vjeçar nga Tërnovci ka të fituara 30 duele dhe ka 4 humbje. Ndërsa, Torres Marin, ka një bilanc prej 20 fitoreve dhe 17-të humbjeve.
Kjo përballje mes tyre u zhvillua në kuadër të turneut ”Petkos Boxing” dhe u transmetua direkt në Klan Kosova dhe ArtMotion.