Komuna e Bujanocit zgjatë afatin për konkursin e bujqësisë 2021
Komuna e Bujanocit përmes një teskti të publikuar ka njoftuar se zgjatet afati për konkursin e bujqësisë.
Teksti i plotë:
Zgjatet afati i thirrjes publike për paraqitjen e kërkesave për ushtrimin e së drejtës për stimulime për investime në pronë fizike të ekonomive bujqësore për:
- Blerjen e kafshëve mbarështuese cilësore të rasave qumështore:lopëve,deleve dhe dhive;
- Paisje për mjelje, ftohje dhe ruajtjen e qumshtit në fermë, duke i u bashkangjitur të gjitha elementet, materialin dhe instalimet;
- Ngritja /pajisja e serrave për prodhimin e perimeve, frutave, luleve dhe prodhim të rasadit;
- Ngritja /blerja e rrjetave metalike reth të mbjellurave shumëvjeçare;
Kryetari i komisionit për ndarjen e mjeteve stimuluese ne bujqësi ka paraparë vazhdimin e afatit në mënyrë që bujqit të mund të realizojnë investimet dhe të paraqesin kërkesat e tyre.
Është planifikuar që fermerët mund të paraqesin aplikimet e tyre deri në harxhimin e mjeteve e më së largu deri më 11 Qershor, prej afro 3 milion dinarëve të mbetura nga buxheti komunal i paraparë për bujqësi nga gjithsejt 20 milion dinarëve.
Përndryshe, afati i fundit për të aplikuar ishte planifikuar të mbyllej më 20 maj 2021.
Për të gjithë aplikuesit që kanë konkuruar deri më 20 maj, komisioni do të hapë ofertat dhe do të kryej vizitë në teren dhe do të vendosë për përfituesit përfundimtarë duke marrë aktevendimet për ndarjen e mjeteve në afat sa më të shpejt.
Kryetari i komisionit ka vlerësuar se deri te vazhdimi i afatit ka ardhur për arsye se ne 20 ditët e kalauara kushtet për kompletimin e dokumentacionit kanë qenë jo të favorshme për shkak të pandemis covid 19.
Bujanoc:21.05.2021
Kryetari i komisionit
Hekuran Ameti