Shënohet dita ndërkombëtare e librit në Bujanoc
Lokale

Shënohet dita ndërkombëtare e librit në Bujanoc

21.Apr.2017 14:16
0
Për Ditën Ndërkombëtare të Librit u mbajt manifestim kulturor në shtëpinë e kulturës në të cilën morën pjesë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Bujanocit.

Para të pranishmëve nxënësit u prezantuan me recitime të poezisë  që ngjallën  emocione tek mysafirët e këtij manifestimi.

Drejtoresha Bibliotekës “14 Nëntori” në Bujanoc Lidija Trajkoviq duke folur për librin si një burim i pashtershëm i diturisë tha se duhet ti kushtohet më shumë rëndësi leximit e sidomos nga gjeneratat e reja.

Banka “Societe Generale” ekspozitura në Bujanoc ka shpërblyer 100 nxënës të shkollave fillore duke paguar anëtarësinë në bibliotekë për 1 vit edhe atë për 50 nxënës serb e 50 shqiptarë.

Vendimi për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Librit është marrë në Konferencën e përgjithshme të UNESCO-s më 1995 në Paris, me qëllim të kontribuojë në mbarë botën për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit./Titulli.com/

 

Besim Sulejmani nga Zvicra sjellë donacion kompjuterësh për shkollën në Rahovicë të Preshevës (video)
Fakulteti ekonomik në Bujanoc ndanë solemnisht 24 diplomat e para
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration