Kamberi: Shkëputja e Luginës, mision i pamundur
Lokale

Kamberi: Shkëputja e Luginës, mision i pamundur

27.Mar.2014 21:41
0
Qëllimi ynë me pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare serbe ishte që të ndikojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Luginës së Preshevës. Kështu shprehet deputeti i sapozgjedhur shqiptar në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi në një intervistë për emisionin 'Diplomaticus' të gazetarit Erion Kaçorri në News 24, transmeton Titulli. “Eshtë hera e parë që ne si parti marrim dy deputetë në parlamentin e Serbisë dhe kjo është një përgjegjësi të cilën e ka marre Partia për Veprim Demokratik që edhe në këtë formë të pjesëmarrjes në institucionet e republikës, të ndikojmë në përmirësimin e kushteve dhe jetesës së banorëve të Luginës së Preshevës. Të gjithë shqiptarët e Luginës ballafaqohen me një diskriminim shtetëror që po zgjat prej dekadash. Megjithatë rruga që ne kemi ndjekur pas konfliktit të armatosur të vitit 2001 është që përmes angazhimit tonë politik, të nxisim bashkësinë ndërkombëtare që ndaj shqiptarëve të aplikohen standardet e Bashkimit Europian që kanë të bëjne me të drejtat e njeriut, si ato individuale dhe ato kolektive. Kamberi thekson se prania në parlament është një garanci më shumë për Preshevarët. “Duke qënë të pranishëm në parlament, ne kemi mundësinë ta ngremë zërin edhe në organizmat ndërkombëtare, në Komisionin Europian, te delegacioni europian në Beograd, te misioni i OSBE në Serbi dhe te ambasadat kryesore të punojmë që çështja shqiptare në Luginen e Preshevës të ngrihet në një nivel më të lartë. Duke kërkuar që ato standarde të cilat janë të aplikuara në shumë shtete në rajon ndaj komuniteteve dhe pakicave, të jenë të aplikuara edhe në Serbi në raport me Shqiptarët”. I pyetur nëse shqiptarët janë të gatshëm për të qënë të pranishëm në qeverinë e re serbe Kamberi shprehet se një ftesë e tillë nuk ka ardhur ende edhe pse ka disa paralajmërime se kjo mund të ndodhë, megjithatë çdo vendim do të merret në kryesinë e partise tonë, por duke u konsultuar paraprakisht edhe me Tiranën e Prishtinën. Deputeti Kamberi komenton edhe deklaratën e liderit të partisë LPD në Preshevë se nëse rajoni i Krimesë i bashkohet Rusisë nëpërmjet referendumit, kjo gjë lehtëson procesin për Preshevën që t’i bashkohet Kosovës. Deputeti Kamberi shprehet se të gjithë e dimë se as Shqipëria dhe as Kosova nuk janë Rusi dhe nuk i kanë kapacitetet gjeopolitike që i ka Moska. “Qëndrimi i bashkësise ndërkombëtare është shumë i qartë dhe vetë kushtetuta e republikës së Kosovës i përcakton kufijtë e saj. Në këtë drejtim, në të gjitha diskutimet që kemi pasur si në Tiranë dhe Prishtinë, qëndrimi ka qënë se Shqiptarët e Preshevës duhet t’i kërkojnë të drejtat brenda kornizës së instrumentave që garantojnë të drejtat e pakicave. Integrimi i Shqiptarëve mund të realizohet nëpërmjet integrimit te Shqiperisë, Kosovës dhe i të gjithë rajonit në Bashkimin Europian. Gjeopolitikisht, dëshira e zotit Musliu është e parealizueshme,” shprehet deputeti shqiptar i Preshevës në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi./Titulli.com/
Saltoja e Gentës në Bujanoc (video)
“Sezai Surroi”, shkolla ku nxënësit rrahin profesorët!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration