Lokale
“Serbia, problemin e librave nuk donë ta zgjidh në mënyrë paqësore”
Aksionin e së premtes të Inspektoratit serb në shkollën “Zenel Hajdini” në Raincë të Preshevës e ka gjykuar edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
“Ky është një problem që Qeveria e Republikës së Serbisë nuk donë ta zgjidhë në mënyrë paqësore, nuk ka vullnet të mirë”, i tha Titullit kryetari Arifi, duke nënvizuar se me konventat ndërkombëtare, pakicat kanë të drejtë të përdorin planprogramet e shtetit amë.
Arifi, i cili është pjesë e delegacionit të Luginës së Preshevës në bisedimet që po zhvillohen me Beogradin, tha se në takimin parë që do të zhvillohet me këta zyrtarë do të kërkojë zgjidhjen e këtij problemi.
Të premten, Inspektorati serb i shoqëruar edhe nga pjesëtarët e policisë, konfiskoi rreth pesë mijë libra në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në fshatin Rainc të Preshevës.
Përpos librave, drejtori i shkollës, Shukri Ymeri dhe sekretari, Begzad Iljazi janë shoqëruar për në stacionin policor të Preshevës, të cilës pas intervistës janë lënë të lirë.
Librat e konfiskuar kanë qenë dhuratë e Ministrit të Arsimit të Kosovës, Ramë Buja për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Librat e hartuara sipas plan programeve të Kosovës dhe të shtypur nga botuesit kosovarë kanë qenë për nxënësit e klasës së parë, të dytë, të tretë dhe të katërt fillor./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!