Konfiskimi i librave, Lugina të tërhiqet nga bisedimet me Beogradin
Lokale

Konfiskimi i librave, Lugina të tërhiqet nga bisedimet me Beogradin

09.Nov.2013 22:02
0
[caption id="attachment_54026" align="alignleft" width="300"]Zv.kryetari i komunës së Preshevës, Skender Destani Zv.kryetari i komunës së Preshevës, Skender Destani[/caption] Mënyra e konfiskimit të librave nga policia serbe është e papranueshme për zëvendës kryetarin e Komunës së Preshevës, Skender Destanin. Ky zyrtarë i qeverisjes lokale ka thënë për media se në shqyrtim është opsioni që dialogu i liderëve të Luginës i filluar me Beogradin të ndërpritet, nëse nuk sqarohet çështja e konfiskimit të rreth 5 mijë teksteve për nxënësit shqiptar të arsimit fillor. “Me udhëheqësit politik jemi duke diskutuar këtë çështje dhe jemi afër përfundimit të vendimit, që bisedimet e filluara të liderëve të Luginës me përfaqësuesit e Beogradit, që ndërmjetësohen nga OSBE, të mos vazhdojnë pa sqarimin e çështjes së konfiskimit të teksteve shkollore në gjuhën shqipe”, është shprehur Destani, transmeton Titulli. Ai matej ka shtuar se “frikësimi i nxënësve me policë dhe veprime terrorizuese ndaj tyre, arsimtarëve dhe kolektivit të shkollës, na lenë të kuptojmë se kjo qeveri nuk është e interesuar që të relaksojë marrëdhëniet shqiptaro-serbe në Luginë të Preshevës. “Për ne ky veprim ka një qëllim, që fëmijët shqiptarë të mos mësojnë me libra shqip, por të mësojnë me libra serb, që për neve është  e papranueshme, dhe porosia e dytë është që shqiptarët nuk kanë vend në Luginën e Preshevës”, përfundoi zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, Skendër Destani./Titulli.com/
LPD: Konfiskimi i librave, sulm ndaj arsimit shqip
“Serbia, problemin e librave nuk donë ta zgjidh në mënyrë paqësore”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration