Serbia po e spastron Luginën!
Lokale

Serbia po e spastron Luginën!

18.Mar.2015 09:08
0
Qeveria e Serbisë ka filluar në heshtje një fushatë të spastrimit etnik për shpërnguljen e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

Muajve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme  të Serbisë është duke i fshirë nga regjistrimi i vendbanimit të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në mërgim apo ata që punojnë në Kosovës

Dy ditë më parë, Departamenti i Policisë së Vranjës ka fshirë nga regjistri civil 25 qytetarë nga komuna e Preshevës, shumica prej të cilëve kurrë nuk kanë migruar jashtë komunës, shkruan sot gazeta "Zëri".

Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, tha se autoritetet e sigurisë nuk po i heqin nga regjistrimi vetëm shqiptarët që jetojnë në Kosovë, por edhe ata që janë në Luginë.

Kjo, siç tha ai, është një shkelje ekstreme e të drejtave të njeriut, sepse askund nuk lejohet që qytetarin ta fshijë nga regjistri i vendbanimit. /Titulli.com/

Sërish dështon gjykimi ndaj Lirim Jakupit
A do të kemi zgjedhje të parakohshme lokale?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration