A do të kemi zgjedhje të parakohshme lokale?
Lokale

A do të kemi zgjedhje të parakohshme lokale?

18.Mar.2015 14:00
0
Pas kryetarit të Kuvendit të Vojvodinës Ishtvan Pastor edhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se zgjedhjet lokale do të mbahen deri në dhjetor.

Kryeministri, njëherit kryetar i Partisë Përparimtare Serbe (PPS) këtë deklaratë e ka bërë në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së kësaj partie, duke folur për reformimin e qeverisë.

Ai me këtë rast para Kryesisë ka deklaruar se është biseduar për mundësinë e reformimit të Qeverisë dhe ka shtuar se ajo nuk do të jetë kozmetike, ndërsa ekzistojnë katër mundësi.

“Njëra është që të vijë deri te ndryshimi i forcave në koalicion, e dyta të ketë ndryshime rrënjësore në PPS, e treta nënkupton ndryshimin në krye të qeverisë dhe e katërta të mos ketë ndryshime deri në dhjetor, ti presim zgjedhjet krahinore dhe ato lokale”, është shprehur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton portali informativ Titulli.com.

Ai më tej ka sqaruar se në mbledhjen e së martës të Kryesisë së partisë, janë dakorduar që dy deri dy muaj e gjysmë të përfundojnë zgjedhjet brenda këtij subjekti.

“Kjo do të jetë shumë me rëndësi që si parti të jemi gati për zgjedhjet krahinore dhe ato lokale në nivel të Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

Ditë më parë zgjedhje të parakohshme paralajmëroi edhe kryetari i Kuvendit të Vojvodinës Ishtvan Pastor.

Përndryshe zgjedhjet e fundit lokale në Serbi janë zhvilluar më 6 maj të vitit 2012. /Titulli.com/

Serbia po e spastron Luginën!
Disa vendbanime në Bujanoc do të mbesin pa energji elektrike ditën e Enjte
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration