Serbia po e spastron Luginën!
Qeveria e Serbisë ka filluar në heshtje një fushatë të spastrimit etnik për shpërnguljen e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.Muajve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë është duke i fshirë nga regjistrimi i vendbanimit të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në mërgim apo ata që punojnë në Kosovës
Dy ditë më parë, Departamenti i Policisë së Vranjës ka fshirë nga regjistri civil 25 qytetarë nga komuna e Preshevës, shumica prej të cilëve kurrë nuk kanë migruar jashtë komunës, shkruan sot gazeta "Zëri".
Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, tha se autoritetet e sigurisë nuk po i heqin nga regjistrimi vetëm shqiptarët që jetojnë në Kosovë, por edhe ata që janë në Luginë.
Kjo, siç tha ai, është një shkelje ekstreme e të drejtave të njeriut, sepse askund nuk lejohet që qytetarin ta fshijë nga regjistri i vendbanimit. /Titulli.com/