Sami Salihu zgjidhet kryesues i Lëvizjes për Reforma të PDSH-së në Preshevë
Këshilli Iniciues i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare në Preshevë ka mbajtur mbledhjen e saj në përbërje të zgjeruar dhe ka miratuar programin politik ndërsa për kryesues ka zgjedhur Sami Salihun.Ky këshill miratoi edhe statutin e partisë i cili do të shërbejë si mbështetje për zgjedhjet nëpër nëndegë deri në kuvendin zgjedhor të partisë.
“Pika tjetër e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryesis së Këshillit Inicues të LR – PDSH-së. Kryesia momentale do të ketë 21 anëtarë deri në Kuvendin zgjedhor të partisë. Ndërsa, për kryetarë të Këshillit Inicues deri në kuvendin zgjedhor është zgjedhur Sami Salihu”, thuhet në komunikatën e LR PDSH-së.
Këshilli Inicues gjithashtu ka vendosur që në mbledhjen e ardhshme të zgjedhë edhe strukturat e saja nga forumi gruas dhe forumi rinor.
Sami Salihu ka qenë kryetar i kuvendit komunal të Preshevës dhë së bashku me të tjeë është ndarë nga Partia Demokratike Shqiptare./Titulli.com/