Memeti: Nuk gjeta përkrahje të plotë në PVD, Preshevës i ofrojmë platformë stabiliteti
Lokale

Memeti: Nuk gjeta përkrahje të plotë në PVD, Preshevës i ofrojmë platformë stabiliteti

09.Oct.2017 08:43
0
Xhelal Memeti, pas një përvoje të gjatë në Fondin Humanitar për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë në Zvicër vendosi të kthehet në vendlindje e të inkuadrohet në politikë me qëllim që të ndihmojë proceset politike.

Memeti fillimisht gjeti vend në Partinë Për Veprim Demokratik dhe nga ajo parti në zgjedhjet e fundit lokale mori edhe postin e zëvendës/kryetarit që e arrti për një kohë të shkurtër aktiviteti.

“Procesi reformues filloi, por që nga filli ky proces nuk u zhvillua konform statutit të partisë dhe rregullave demokratike, idetë dhe mendimet e gjeneratave të reja nuk ishin të mirëseardhura për një pjesë të anëtarëve të PVD-së”, theksi gjatë një intervistë për Titulli.com, Xhelal Memeti.

Ai tani është zgjedhur edhe kryetarë i degës së Partisë Demokratike në Preshevë dhe ka filluar me procesin e themelimit të nëndegëve në vendbanimet e komunës së Preshevës. 

 

Karrierën politike e filluat në Partinë për Veprim Demokratik, pse zgjodhët pikërisht PVD dhe cilat ishin arsyet e largimit nga ky subjekt ?

Memeti: Ekzistonin disa arsye pse unë vendosa të kyqem në Partin për Veprim Demokratik (PVD),duke llogaritur si subjekti më i vjetër në Luginë të Preshevës, që është i shtrirë në tri komunat (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegj), dhe duke llogaritur si subjekt më serioz e duke menduar që këtu mundemi të punojmë së bashku për ti zgjidhur problemet e shqiptarëve në serbi, me një bashkëpunim në mes kryetarëve të tri komunave, Këshillit Nacional, dhe Deputetit në Parlamentin e Serbisë. Element tjetër shumë i rëndësishëm ishte dhe premtimi nga ana e PVD që brenda subjektit do të ketë reforma të thella dhe do krijohen hapësira të mjaftueshme për brezin e ri. Procesi reformues filloi, por që nga filli ky proces nuk nuk u zhvillua konform statutit të partisë dhe rregullave demokratike, idetë dhe mendimet e gjeneratave të reja nuk ishin të mirëseardhura për një pjesë të anëtarëve të PVD-së duke na anashkaluar dhe mos na llogaritur si kuadrat e reja.  Pas zgjedhjeve të 24 prillit të vitit 2016, me formimin e koalicionit mes PVD dhe APN un u emërova si zëvendës/kryetar i Komunës së Preshevës. Këtë post e mbajta nëntë muaj. Pas prishjes së koalicionit me APN dhe ndërtimit të koalicionit tjetër me grupin e PDSH-së, BDL, dhe UDSH, unë e ushtroja funksionin e njëjtë edhe për tre muaj. Përplasjet më të mëdha dhe me serioze filluan që nga momenti kur un në cilësinë e zëvendës/kryetarit të komunës kërkova shfuqizimin e Mirënjohjes që ju dha Aleksandër Vuqiq ana e ish-Kryetarit të komunës Ragmi Mustafa më 15 maj 2015. Me sa duket kjo nuk i pëlqej PVD-së pjesë e së cilës isha dhe un,  e as grupit të PDSH. Dhe lirisht mund të themi se që nga ky moment raportet tona filluan të ashpërsohen brenda subjektit të PVD-së, edhe pse ende nuk e kam të qartë se si kjo kërkesë të mos merret parasysh nga ana e rivalëve apo kundërshtarët e PDSH-së. Dhe me 12 Qershor të vitit 2017, un dhe zyrtarisht dhashë dorëheqje nga funksioni i zëvendës/kryetarit të komunës së Preshevës dhe nga të gjitha funksionet partiake.

Na tregoni se si erdhi ideja deri te themelimi i degës së Partisë Demokratike në Preshevë?

Memeti:  Ideja për hapjen e degës së Partisë Demokratike në Preshevë, erdhi si rezultat i konsultave të vazhdueshme që i zhvillonim me miq, shokë nga diaspora, njohës të gjendjes politike, simpatizant etj, dhe erdhëm në përfundim që krijimi i degës së PD-së  është zgjidhja më e mirë se sa të formohet një subjekt i ri, kur kemi parasysh që Partia Demokratike ka shtrirje në dy komunat në Bujanoc dhe në Medvegjë, andaj hapja e degës edhe në qytetin e Preshevës, të jep përshtypjen që PD mundet të jetë subjekti më i madh  në Luginë të Preshevës. Me hapjen e degës së PD ne mendojmë që do të jemi më të unifikuar si faktor politik dhe do të mund të jemi pjesë në Këshillin Nacional Shqiptar, po ashtu do bisedojmë shumë seriozisht dhe për pjesëmarrje në zgjedhjet Parlamentare të Serbisë. Pas diskutimeve që patëm në kryesinë qendrore dhe kryetarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike Nagip Arifi u akorduam dhe morëm vendim për hapjen e degës në Preshevë, dhe që nga 16 gushti  edhe zyrtarisht Partia Demokratike dega në Preshevë zhvillon aktivitetin e saj. 

Tani jeni në procesin e themelimit të nën-degëve të partisë nëpër vendbanimet e komunës së Preshevës, si po rrjedh procesi dhe si po e presin qytetarët këtë iniciativë ? 

Memeti:  Ne edhe zyrtarisht kemi filluar me formimin e disa nën-degëve nëpër vendbanimet e komunës së Preshevës, ky hap është duke u mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga qytetarët e komunës tonë, e sidomos nga kuadrat e reja që vullnetarisht po kyqen në subjektin tonë duke parë programin dhe idetë e Partisë Dekomkratike. Qytetarët duke e pa seriozitetin tim personal dhe të anëtarëve tjerë që tani veq kanë filluar aktivitetet e tyre, nuk hezitojnë të na përkrahin. Unë i bëj thirrje të gjithë grup moshave pa dallim gjinie, moshe apo profesioni, që të kyqen në Partin Demokratike sepse këtu ka vend për të gjithë dhe ne u garantojmë atyre që mendimet dhe idetë e tyre do të jenë pjesë e punës sonë.

 

Komuna e Preshevës po qeveriset nga organi i përkohshëm dhe zgjedhjet lokale të parakohshme janë të pashmangshme. Cili do të jete bashkëpunimi juaj me partitë tjera?

Memeti: Ne jemi duke i përcjellë me vëmendje gjendjen aktuale politike në  komunën e Preshevës, normalisht se nuk jemi të kënaqur me këtë fakt çfarë e kemi, dhe mendoj që kjo situatë nuk i shërben për të mirë vendit tonë e më së paku qytetarëve tanë.
Ky organ erdhi si pasojë e pa pjekurisë politike që po qëndron në komunën tonë, shkaku i disa individëve të caktuar që për interesat e tyre të ngushta personale e klanore e sollën komunën në këtë gjendje. Pavarësisht emërimit të  Shqiprim Arifit si bartës i këtij Organi nga ana e Qeveris së Serbisë, un mendoj se bojkoti nuk është masë e cila është dashtë të merret nga ana e PVD dhe PDSH-së, duke ditur se ky organ kohën e veprimit e ka të limituar. Zgjedhjet të parakohshme janë të pa shmangshme dhe e mirë për vendin tonë kishte me qenë që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e parakohshme me qëllim që të rikthehet funksionimi normal i të gjitha institucioneve dhe organeve komunale sipas rendit dhe ligjit. Për ne si subjekt do të jetë hera e parë që do marrim pjesë në zgjedhjet lokale në Preshevë. Jemi në formim e sipër të nën-degëve dhe mendoj që në momentin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme do të jemi të kompletuar dhe do të garojmë të barabartë me subjektet tjera në komunën e Preshevës.

 

Sami Salihu zgjidhet kryesues i Lëvizjes për Reforma të PDSH-së në Preshevë
Dominat Ramadani nga Bujanoci fillon në superligën e Maqedonisë U19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration