Salla ishte e vogël për ligjëratën e Dr. Zekerija Bajramit (video)
Lokale

Salla ishte e vogël për ligjëratën e Dr. Zekerija Bajramit (video)

22.May.2014 16:44
0
Salla në shtëpinë e kulturës në  Bujanoc ishte e vogël për të pranuar të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në ligjëratën fetare të Dr. Zekerija Bajramit nga Shkupi Mysafiri nga kryeqyteti i Maqedonisë Dr. Zekerija Bajrami mori pjesë në manifestimin me rastin e përkujtimit të “Israsë dhe Miraxhit” të organizuar nga Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Këshilli në Bujanoc. Dr.Zekerija Bajrami-2 Në këtë organizim të BIPBM-së i cili u mbajt të enjten nuk u realizuan këndimet e karakterit fetar në respekt të viktimave dhe shpalljes së tre ditë zie nga Qeveria e Serbisë. Në fjalën përshëndetëse për të pranishmit kryetari i BIPMB-së Nexhmedin Saqipi falënderoi edhe teologun e mirënjohur për ardhjen e  tij në Bujanoc, derisa ky i fundit ishte i entuziazmuar me pjesëmarrjen kaq të madhe në këtë organizim, raporton Titulli. Dr. Zekerija Bajrami gjatë ligjëratës së tij foli për jetën e profetit Muhamed dhe shokëve të tij duke dhënë shembuj konkret nga jeta e profetit të fundit të dërguar nga Krijuesi. Dr.Zekerija Bajrami-4 Ai me këtë rast kërkoi aktivizimin e të rinjve, pasi siç tha ata janë lokomotiva që do të vazhdojnë rrugëtimin e Islamit, ashtu siç ishte ndihmuar edhe profeti Muhamed nga rinia e atëhershme, duke marrë shembullin e 11 vjeçarit që i kishte lëshuar shtëpinë profetit për takimet e tij me shokët. Në manifestimin fetar të pranishëm ishin një numër i madhe i nxënësve të shkollave, profesorëve, hoxhallarëve, qytetarëve si dhe drejtues të institucioneve lokale./Titulli.com/
Pse na pengojnë sukseset e Dafinës nga Bujanoci?
Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” shtyhet për dy ditë (programi)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration