Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” shtyhet për dy ditë (programi)
Lokale

Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” shtyhet për dy ditë (programi)

22.May.2014 16:23
0
Për nder të përkujtimit të përvjetorit të 13-të të rënies heroike të Ridvan Qazimit – Komandant Lleshi, Këshilli organizues i Manifestimit tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” organizon program kulturor, artistik dhe ngjarje sportive. Aktivitetet e parapara sipas agjendës për tu mbajtur të enjten dhe të premten për nderë të dëshmorit, janë shtyrë për të shtunën (24 maj) si pasojë e shpalljes së ditë zie në Serbi nga vërshimet të cilat lanë shumë të vdekur. Kështu që ndeshja futbollistike e paraparë që të zhvillohet të enjten (22 maj) si dhe hapja e Festivalit të filmit shqip të metrazhit të shkurt  “Shkurt, Shqip për Vajën” që ishte në program për të premten (23 maj), do të mbahen ditën e shtunë (24 maj), transmeton Titulli. Të dielën (25 maj) përmbyllen “Ditët e Komandant Lleshit”, me mbajtjen e Manifestimit qendror. Agjendën e plotë të programit të përvjetorit të 13-të në shenjë kujtimi të Komandant Lleshit, me ndryshime, mund ta shikoni duke klikuar KËTU./Titulli.com/
Salla ishte e vogël për ligjëratën e Dr. Zekerija Bajramit (video)
Ligji i ri i ASK-së për kontrollim të veturave ‘nxeh’ preshevarët (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration