Salihu: Tirana dhe Prishtina na përdorin për foto, ça presim nga Ballkani i Hapur (video)
Lokale

Salihu: Tirana dhe Prishtina na përdorin për foto, ça presim nga Ballkani i Hapur (video)

04.Dec.2021 08:23
0

Sami Salihu, kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës i ka dërguar një mesazh politikës shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë për të pasur një vëmendje dhe plan konkret për këtë pjesë të shqiptarëve. Salihu deklaroi këto dy qeveri i kanë përdorur shqiptarët e Preshevës për foto pa ngritur asnjëherë zërin ndaj padrejtësive që bëhen ndaj tyre.

 

“Presheva ka një pozicion gjeostrategjik dhe gjeopolitik. Shteti shqiptar dhe Kosova na ka përdorur për fotografi, mesazhe. Asnjëherë dy shtetet tona shqiptare nuk kanë treguar një plan serioz ashtu si bëjnë serbët për serbët në Kosovë. Shteti shqiptar ka mundësi të ngrejë zëri ndaj padrejtësive. Rama u prit me shumë ovacione në Preshevë dhe u prit një mbështetje konkrete.

E ka vizituar disa herë Beogradin dhe unë them se çdo politikan shqiptar para se të shkojë në Beograd duhet ta vizitojë Preshevën. Ne kemi nevojë për një plan konkret për dy qeveritë. Imagjinoni në mbledhjen e dy qeverive në Prizren folën një orën dhe në fund ndanë 50 mijë euro. Ishte një shumë qesharake. Ndoshta nuk po e teproj se po bëj kritikë ndaj vëllezërve tanë por vëllaun duhet ta kritikosh më shumë se të huajin”, deklaroi Salihu. 

Ai foli edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur duke theksuar se nuk është ende e qartë se çfarë ofron kjo nismë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Që nga viti 2013 nuk kemi pas asnjë lloj progresi. Tani së fundmi ka një përpjekje edhe me insistimin e ambasadorit të OSBE për të ndërmarrë një dialog me qeverinë për planin 7-pikësh. Ne mendojmë se kjo kërkesë ka qenë e vazhdueshme dhe në kuadër të këtyre kërkesave, ne do ta përshëndesim çdo lloj nisme dhe konkretizimi. Marrim parasysh vetëm çështjen e gjyqësorit. Vazhdimisht kemi kërkuar ndihmë prej Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk jemi shumë të kënaqur sepse kemi pasur më shumë mbështetje morale se sa një plan konkret.

Çështja e Ballkanit të Hapur ka sjellë shumë debat. Ne i kemi dëgjuar këto debate. Nuk na ka pyetur njeri por ne japim mendimin tonë. Fjala minin shengen i tmerroi të gjithë. Çdo gjë që ka të bëjë me Open Ballkan parimisht nuk është diçka e keqe por duhet të kuptohet se çfarë ofron. Ka 20 vite që kufiri lokal nuk hapet duke pasur parasysh se Serbia me Maqedoninë nuk ka çështje të ngrira bilaterale. Shqiptarët lëvizin 45 km. Do i kisha besuar shumë Open Balkan sikur të kishte hapur kufirin”, tha ai. m.v/Abcnews.al/

Mushkëritë janë sa një fushë tenisi:10 kuriozitete shkencore që ndoshta nuk i dini për frymëmarrjen!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration